Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dyshuar për disa vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

I dyshuar për disa vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet

Një 21 vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet për vjedhje të përsëritura dhe posedim të armëve pa leje. I riu, banues në Laç dyshohet se ka kryer disa herë vjedhje aksesorësh dhe pjesësh nga i njëjti automjet.

Njoftimi i policisë:  

Policia e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Përsëritësi,” duke arrestuar një 21-vjeçar të dyshuar për vjedhje të përsëritura dhe posedim të armëve pa leje.

Shtetasi L.Gj., banues në Laç, dyshohet se ka kryer disa herë vjedhje aksesorësh dhe pjesësh nga i njëjti automjet. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi pjesët e vjedhura, si dhe një armë zjarri tip pistoletë me mulli.

Operacioni u zhvillua pas marrjes së informacioneve dhe bazuar në inteligjencën policore që sugjeronte përfshirjen e këtij individi në aktivitete të paligjshme.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme dhe procedim ligjor ndaj të dyshuarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese