Hapësire reklamuese

Aktualitet

I doli emri në listën e pagave të IKESH, aktivisti e mohon: Kam qenë motorrist, sot jam mësues

Shkruar nga Newsbomb
I doli emri në listën e pagave të IKESH, aktivisti e mohon: Kam
Fotomontazh/ Lista e pagave dhe komenti i Beslim Lakna

Një listë pagash po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku tregohen shumat e marra nga aktivistë të Institutit për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror (IKESH). Reagimet kanë qenë të shumta duke dyshuar pikërisht për aktivitetin e kësaj organizate në vendin tonë.

E Themeluar në vitin 2014 nga aktivistë të së majtës me qëllimin kryesor, hulumtimin kritik të fenomenëve shoqërore, IKESH ka nxitur debat duke përfshirë dhe protagonistin kryesor, Bislim Lakna. Ky i fundit rezulton në listë si Specialist për Strukturat Organizative.

Por, këtë e ka mohuar pikërisht në rrjetet sociale duke theksuar se nuk ka mbajtur asnjëherë këtë pozicion, por asokohe ka qenë motorrist. Sipas tij, sot është mësues në Shqipëri, por në periudhën 2021 kur dolën listpagesat, Lakna pretendon se ka pasur profesion tjetër.

“Emri im është i pari në listë. Kur janë shpallur këto lista, unë kam punuar motorrist delivery. Sot jap mësim në një gjimnaz dhe jam aktivist i Lëvizja BASHKË. Kaq për vërtetësinë e kësaj fotoje. Ndërsa, nëse për dikë, për arsye propagande është kaq e rëndë të marrësh 500 mijë lekë rrogë, ua them që tani që unë s’ia dal dot të jetoj në Tiranë me atë rrogë dhe të rris një fëmijë”, thotë ai duke nxitur një mori reagimesh në rrjetet sociale.

Në sy bie dhe biznesmeni Jamarbër Malltezi që i izoluar në shtëpi nga SPAK, i shkruan me ironi: “Bislim Lakna respekte! Ke punuar me motor delivery, por disa qerratallarë kanë marrë para për ty e të kanë paraqitur në tatime si “specialist për strukturat organizative”. Ose të kanë futur emrin kot veç që të përlanin paratë e ti nuk dije asgjë. Ose kanë marrë fonde për punë fiktive e ty të kanë paguar veç për delivery një pjesëz e tjetrën e kanë përlarë me ata që u jepnin paratë”, përfundon dhëndri i Sali Berishës.

Këto listpagesa po qarkullojnë në rrjetet sociale, pasi aludohet se gjithë punonjësit e IKESH janë aktivistë e "Lëvizja Bashkë" dhe kanë marrë para në kuadër të Fondacionit. Megjithatë siç shihet më lartë, përgjegjësi për strukturën organizative mohon të ketë marrë para nga IKESH. Ai thekson se është aktivist i “Lëvizja Bashkë”.

I doli emri në listën e pagave të IKESH, aktivisti e mohon: Kam
Komentet në rrjetet sociale

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese