
Foto ilustruese
Një edukatore e një kopështi në Tiranë është denoncuar në polici nga nëna e një fëmije 3 vjeç, pasi pretendon se ajo ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur në ambjentet e çerdhes.
Policia ka nisur hetime për edukatoren me iniciale I.K., 24 vjeçe, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për shtetasen I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopësht në rrugën “Sulejman Delvina”, pasi është kallëzuar një 31-vjeçare, se shtetasja I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeç.
Sondazh
Poll