Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit, ja kur do të shqyrtohet rekursi i Izet Haxhisë në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit, ja kur do të shqyrtohet
Izet Haxhia

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e bërë nga Izet Haxhia, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se seanca për rekursin e Haxhias do të mbahet më 23 Maj. Izet Haxhia ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, është shpallur fajtor për vrasjen e pishtarit të demokracisë Azem Hajdari, më 12 shtator 1998.

Haxhia ka bërë rekurs për vendimin e dhënë me 21 vite burg për vrasjen e politikanit Azem Hajdari. Togat e zeza e kanë shpallur fajtor Izet Haxhinë për akuzën “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe duke qenë se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë lihet në fuqi, ish-truproja do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Ish-truproja e Sali Berishës pretendon se është i pafajshëm. Edhe më parë, Izet Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Azem Hajdarit, por ai nuk e ka pranuar akuzën dhe kërkoi rigjykim me pretendimin se zotëronte prova të reja.

Kujtojmë se, në vitin 2006 Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të vitit 2020 ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

DETAJET E ÇESHTJES:

Nr. i çështjes: 52105-00114-00-2023
Tipi: Çështje Penale
Titulli i çështjes: IZET HAXHIA
Dorëzuesi: IZET HAXHIA
Data e regjistrimit: 27/02/2023
Inicializuar: Rekurs
Statusi i çështjes: Në Proçes
Ardhur prej: Gjykata shkallës së parë Tiranë
Objekti i padisë/akuzës: Per kryerjen e vepres penale “Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal, te kohes kur eshte kryer vrasja (vrasjes se funksionareve publike sot neni 79/a) per vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ne vitin 1998 “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim te Besim Çeres, ish truproje e deputetit Azem Hajdari, me dt. 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te Kodit Penal, “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative te Zenel Nezes, ish truproje e deputetit Azem Hajdari, me dt. 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te Kodit Penal.
Baza ligjore: Nenet 79/c, 78/1-25 te Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese