
Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj është arrestuar nga Forca Operacionale në qytetin e Elbasanit. Ai rezulton se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, për shkak se Gjykata e Apelit në Torino e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim.
45 vjeçari me banim në Elbasan është lokalizuar në këtë qytet dhe menjëherë Forca Operacionale ka dalë në terren, duke i hedhur prangat.
Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj është shpallur fajtor për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal italian. Shqiptari rezultonte me "kod të kuq" në faqen e Interpol dhe ishte në kërkim ndërkombëtar.
"Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, kapi dhe ndaloi shtetasin Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj, 45 vjeç, banues në Elbasan", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, përcjell neësbomb.al.
Aktualisht, autoritetet shqiptare vijojnë procedurat e ekstradimit për këtë shtetas drejt Italisë.
"Gjykata e Apelit Torino, me vendimin e datës 11.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal italian", përmbyllet njoftimi zyrtar për Ermal Nonaj.