Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar në pikën kufitare të Kakavijës, i cili ishte shpallur në kërkim. Arrestimi u realizua nga sektori i verifikimit të pasaportave, në bashkëpunim me policinë e Janinës.
Gjatë kontrollit të identitetit, u zbulua se shqiptari kishte marrë një dënim prej 7 vjetësh burg dhe një gjobë prej 10,000 eurosh nga Gjykata e Pireut për shkelje të ligjit mbi lëndët narkotike.
Ky arrestim përbën një tjetër arritje të rëndësishme në luftën kundër trafikimit të drogës dhe krimeve të lidhura.
Sondazh
Poll