Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar më parë për vrasje, Pëllumb Çela sërish në duart e policisë pasi rrahu vëllain

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar më parë për vrasje, Pëllumb Çela
Foto ilustruese

Një 39-vjeçar është ndaluar nga policia e Memaliajt, pasi akuzohet për dhunë në familje. Burime për media bëjnë me dije se në pranga ka rënë Pëllumb Çela, i cili akuzohet se ka dhunuar të vëllain.

Mirëpo Çela i ndaluar për dhunë në familje nuk është një person i panjohur për policinë, pasi më herët ka qenë i dënua me 25 vite burg për akuzën e vjedhjes me armë me pasojë vdekje.

39-vjeçari edhe pse ka vetëm 1 vit që ka dalë nga burgu, duket se ka nisur sërish t’i hapë probleme vetës duke shfaqur shenja dhune.

Çela kur ishte vetëm 26 vjeç u dënua për akuzën e vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e dy ushtarakëve Pëllumb Shehaj dhe Sihat Shehaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në Memaliaj.

Viktimat po udhëtonin familjarisht drejt Tiranës për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të një të afërmes së tyre, ku u është bërë pritë nga Ilir Gjergo, Pëllumb Cela dhe Leonard Ruçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese