Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e drejtësisë italiane. Sipas mediave të huaja mësohet se shqiptari me ininciale E.M u arrestua nga karabinierët e Veronës pasi rezulton se është i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge.
Akuza ishte se ishte pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë midis Pulias dhe Shqipërisë, me degëzime edhe në “Ndrangheta” kalabreze.
Shqiptari i shpallur në kërkim, u gjet pas kontrolleve të imtësishme të karabinerëve në Cerea. 35-vjeçari fshihej në shtëpinë e një bashkatdhetari dhe u arrestua në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të dënimit të miratuar nga Gjykata e Apelit të Barit.
Hetimi i koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Qarkut të Barit në periudhën 2017-2019 në zonën e Tranit, kishte bërë të mundur identifikimin e një organizate transnacionale që përdorte korrierë të padyshimtë për të transferuar heroinë dhe marijuanë nga Shqipëria në Itali. Gjatë operacionit u gjetën dhe sekuestruan ngarkesa të konsiderueshme droge të destinuara për anëtarët e krimit kalabrez dhe sicilian.