
Policia ka arrestuar në Rinas 24-vjeçarin Fation Fufi i cili po futej në shtetin shqiptar dhe ishte dënuar më herët me burg. Fufi është dënuar me 3 vite e 10 muaj burgim nga gjykata e Korçës për trafikim të emigrantëve në këmbim të parave.
Fation Fufi, banues në Laç në vitin 2020 në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë transportuar me automjete, kundrejt fitimit 15 emigrantë nga Vendet e Treta.
"Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e personave në kërkim, falë shkëmbimit të informacionit mes DVP Korçë e Komisariatit të Policisë Rinas, dhe intervistimit të thelluar të kryer nga Policia Kufitare Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u ndalua shtetasi në kërkim Fation Fufi, 24 vjeç, banues në Laç.
Gjykata e Apelit Korçë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të datës 01.02.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet, 10 muaj e 11 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2020, ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë transportuar me automjete, kundrejt fitimit, 15 emigrantë nga Vendet e Treta."