Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar me burg për jetë për ekzekutimin e Dejvi Kasmit, konfiskohen pasuritë në Tiranë të Aurel Hoxhallarit

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar me burg për jetë për ekzekutimin e Dejvi Kasmit,
Dejvi Kasmi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me urdhër të SPAK ka konfiskuar pasuritë e Aurel Hoxhallarit, i cili është dënuar me burg për jetë për ekzekutimin e Dejvi Kasmit.

Gjyqtarja Eva Dede, ka vendosur këtë të mërkurë sekuestrimin e disa pasurive të Hoxhallarit dhe të personave që kanë lidhje me të.  Sipas vendimit të GJKKO-së mësohet se Hoxhallarit i janë sekuestruar  disa pasuri të paluajtshme si banesa dhe magazina në disa zona të kryeqytetit.

1. Pasuria objekt me sipërfaqe 30 m2 , me adresë: rruga “Aleksandri i Madh”, Yzberisht, Unaza e Re, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, pjesë e objektit 1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a legalizuar shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. *** e vitit 2009.

2. Pasuria objekt me sipërfaqe 20 m2 , me adresë: rruga “Teodor Keko”, Unaza e Re, Tiranë, pjesë e objektit 1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a legalizuar shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. *** e vitit 2009 (shoqëruar me fotografitë përkatëse).

3. Pasuria me nr. ***, datë 21.04.2016, në emër të shtetases Kimete Hoxhallari (lidhur me banesën 3 (tre) katëshe në Yzberisht).

4. Pasurinë në proces legalizimi me nr. ***, datë 27.01.2015, në emër të shtetasit Nezhdet Hoxhallari (lidhur me banesën dhe magazinën në Kodër – Mëzez). • Kalimin në favor të shtetit të pasurive të konfiskuara.

Aurel (Altin) Hoxhallari është dënuar me burgim të përjetshëm pasi akuzohet për vrasjen e Dejvi Kasmit.

Në janar të vitit 2023, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi  gjykim dosjen në ngarkim të shtetasit Aurel (Altin) Hoxhallari, i akuzuar për një sërë veprash penale, me në total 70 vite burg dhe një burgim të përjetshëm.

Në fund, prokurori kërkoi që dënimet të bashkoheshin në një të vetëm dhe ai të ishte burg përjetë. Kjo kërkesë u pranua nga Gjykata e Posaçme. Ai akuzohet se është porositës i vrasjes së Dejvi Kasmit, ndërsa në burg bashkë me të është dhe komando grek që kreu vrasjen, Ethymiou Ethymiou.

Dejvi Kasmi u ekzekutua në një atentat mafioz në Tiranë, mbrëmjen e 29 janarit 2018, nga një ekzekutor me pagesë. Ish-komandoja grek Ethimios Efthimiou u zbulua dhe u arrestua nga autoritetet shqiptare, të cilat e kanë dënuar edhe atë me burgim të përjetshëm.

Vendimi i GJKKO-së:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 29.04.2021 Nr. Regj.Them. 12/44/151, ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me objekt: Konfiskimin e pasurive në pronësi të Subjektit Aurel (alias Altin) Hoxhallari dhe personave të lidhur me të.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Eva Deda, bazuar në nenet bazuar në nenet 16, 23 e 24 të aktit normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”,, me vendimin Nr. 12, datë 10.07.2024, vendosi:

• Konfiskimin e pasurive të sekuestruara me Vendimin nr. 156, datë 30.11.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë:

1. Pasuria objekt me sipërfaqe 30 m2 , me adresë: rruga “Aleksandri i Madh”, Yzberisht, Unaza e Re, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, pjesë e objektit 1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a legalizuar shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. *** e vitit 2009.

2. Pasuria objekt me sipërfaqe 20 m2 , me adresë: rruga “Teodor Keko”, Unaza e Re, Tiranë, pjesë e objektit 1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a legalizuar shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. *** e vitit 2009 (shoqëruar me fotografitë përkatëse).

3. Pasuria me nr. ***, datë 21.04.2016, në emër të shtetases Kimete Hoxhallari (lidhur me banesën 3 (tre) katëshe në Yzberisht).

4. Pasurinë në proces legalizimi me nr. ***, datë 27.01.2015, në emër të shtetasit Nezhdet Hoxhallari (lidhur me banesën dhe magazinën në Kodër – Mëzez). • Kalimin në favor të shtetit të pasurive të konfiskuara.

Revokimin/heqjen e masës së sekuestros së vendosur me Vendimin nr. 156, datë 30.11.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi pasuritë:

1. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe **, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 300 m2 , e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari. Kjo pasuri është blerë sipas kontratës së shitjes me nr. *** Rep. dhe *** Kol., datë 24.07.2007.

2. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi. **, faqe ***, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 400 m2, e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari, referuar kontratës së shitblerjes nr. *** Rep. Dhe nr. *** Kol., datë 04.07.2007, Numri i pasurisë është ***, në përputhje edhe me volumin dhe faqe është i njëjtë.

3. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe ***, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 210 m2 , e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari.

4. Pasuria e llojit “Apartament” me nr. pasurie ***, volumi **, faqe **, me sipërfaqe 61.2 m2 , me adresë: rruga “Muhamet Gjollesha”, pallati nr. 7, shk. 1, kati 3, apartamenti 5, Tiranë, në pronësi të shtetases Dhorothea Male, e vërtetuar kjo nëpërmjet Kontratës me nr. *** Rep. dhe nr. *** Kol., datë 23.04.2014.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese