Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I dënuar me 5 vite burg, arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar me 5 vite burg, arrestohet 41-vjeçari i shpallur në
41-vjeçari i arrestuar

Një person i shpallur në kërkim është arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 41-vjeçari i quajtur Mariglen Abedini, ka qenë në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata e Apelit, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore ndalon 1 shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata e Apelit, për prodhim/shitje narkotikësh.

Në vijim të monitorimit dhe verifikimeve në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore dhe ndëshkimin e autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen” që drejtohej nga shtetasi Mariglen Abedini, 41 vjeç.

Pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vunë në pranga 41-vjeçarin, me qëllim ekzekutimin e këtij vendimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese