Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I dënuar me 4.6 vite burg në Poloni, ndalohet në pikën kufitare Han i Hotit 61-vjeçari polak

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar me 4.6 vite burg në Poloni, ndalohet në pikën
Arrestimi i polakut Jan Stanek

Policia kufitare e Hani i Hotit ka ndaluar një shtetas polak i cili ishte shpallur në kërkim ndqrkombëtar.

Polaku Jan Stanek, 61 vjeç ishte i denuar për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve. Arrestimi i tij u bë si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpolit në Poloni.

61-vjeçari ishte dënuar nga autoritetet gjyqësore në Poloni me 4 vjet e 6 muaj burgim, për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Polonia, të dënuar për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Poloni, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi polak Jan Stanek, 61 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Poloni e kanë dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Poloni.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese