Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I dënuar me 22 vite burg për vrasje, GJKKO hedh poshtë kërkesën e Altin Kodrës për daljen nga regjimi 41-biss

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar me 22 vite burg për vrasje, GJKKO hedh poshtë
FotoMontazh/ Altin Kodra

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar ka rrëguar kërkesën e Altin Kodrës për të dalë nga regjimi i Posaçëm (41-biss), ku është vendosur që prej datës 16 dhjetor të vitit të kaluar.

Altin Kodra është dënuar me 22 vjet burgim për kryerjen e veprave penale "Vrasje me dashje" dhe "Mbajtje pa leje të armëve luftarake". Ai është dënuar dhe për kryerjen e veprës penale "Largim nga vendi i qëndrimit", po ashtu, është dënuar në dy raste të tjera, me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP".

Regjimi i posaçëm "41-biss" është një masë për të burgosurit që janë të përfshirë në veprime të rënda penale, si pjesëmarrës në grupe të strukturuara kriminale, organizata kriminale, banda të armatosura ose organizata terroriste. Ky regjim është një masë për sigurinë e lartë dhe për individët me statusin e të paraburgosurit.

Njoftimi i plotë:

Kërkuesi Altin Kodra me datë 20.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Ankim kundër Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë Nr. 623, datë 06.12.2024 “ Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Sigurisë së Lartë, të të burgosurit Altin Kodra”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet 112 dhe 471 e vijues të K.Pr.Penale, si dhe nenin 17 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 20/743, datë 14.02.2025 vendosi: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të dënuarit) Altin Kodra.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posacme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese