Hapësire reklamuese


Aktualitet

I dënuar me 16 vite burg nga gjykata e Shkodrës për vjedhje dhe plagosje, arrestohet shqiptari në Greqi (EMRI+FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar me 16 vite burg nga gjykata e Shkodrës për vjedhje dhe
Eduard Vushaj

Një person është arrestuar ditën e sotme në Greqi, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kartela e kuqe”.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se shtetasi Eduard Vushaj, 39 vjeç, në vitin 2016 ka qenë i dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin si dhe i ka plagosur të dy me mjet prerës.

Ndërkohë, Interpol Tirana së bashku me Interpolin e Athinës janë duke punuar për ekstradimin e 39-vjeçarit në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë.

Si rezultat i informacionit të siguruar nga Fast Albania dhe DVP Shkodër si dhe shkëmbimit të këtij informacioni nëpërmjet Interpol Tiranës me homologët në Athinë, u finalizua operacioni “Kartela e kuqe”.

Në kuadër të operacionit, Policia greke lokalizoi, kapi dhe arrestoi provizorisht me qellim ekstradimi shtetasin Eduard Vushaj, 39 vjeç.

Në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, sepse në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin si dhe i ka plagosur të dy me mjet prerës (thikë).

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.

I dënuar me 16 vite burg nga gjykata e Shkodrës për vjedhje dhe
Eduard Vushaj

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese