Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar me 15 vite burg për tentativë vrasjeje, arrestohet 57-vjeçari me tre emra në Korçë

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar me 15 vite burg për tentativë vrasjeje, arrestohet
Momenti arrestimit

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi ishte i shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Agron Osmanllari alias Osmani alias Meka, i cili në 2019 është dënuar me 15 vjet burgim, për një tentativë për vrasje me armë zjarri.

Personi në fjalë akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. C..

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 9”.

I dënuar në vitin 2019, me 15 vjet burgim, për një tentativë për vrasje me armë zjarri, si rezultat i punës së inteligjencës policore, arrestohet në Korçë, 57-vjeçari.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 9”, lokalizoi në Korçë, kapi dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Agron Osmanllari, alias Osmani, alias Meka, 57 vjeç, i lindur në Bilisht.

Në vitin 2019, Gjykata e Apelit e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. C..

Shtetasi Agron Osmanllari alias Osmani alias Meka do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese