
Një shtetas turk, i dënuar me 13 vite burg në Turqi u arrestua nga policia kufitare e Shkodrës.
34-vjeçari Azat Oncel nga Turqia, i akuzuar nga autoritetet turke për trafikim të lëndëve narkotike, u kap në hyrje në Pikën kufitare Muriqan.
“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
A.O., 34 vjeç, banues në Turqi.
Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya/Turqi e ka dënuar me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë, koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, - njofton policia.