Hapësire reklamuese


Aktualitet

I dënuar me 12 vite burg për trafik droge, shqiptari arrestohet në Portin e Ankonës, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar me 12 vite burg për trafik droge, shqiptari arrestohet
Policia italiane gjatë kontrolleve në Portin e Ankonës

Policia në Ankona ka arrestuar një shqiptar të Kosovës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe i dënuar në mungesë me 12 vite burg.

Sipas raportimeve shqiptari tentoi t'i shmangej kontrolleve në kufi, duke bërë policinë kufitare të dyshojë dhe të kontrollojë me detaje pasagjerin.

Mësohet se arrestimi ndodhi gjatë një kontrolli sistematik të kryer nga Policia e Shtetit, ndaj pasagjerëve dhe automjeteve që vinin nga Shqipëria.

Pavarësisht tentativave të tij për t'u arratisur, burri u ndalua dhe iu nënshtrua një kontrolli të plotë, i cili zbuloi pozicionin e tij ligjor dhe juridik.

Personi ishte në kërkim ndërkombëtar për arrestim provizor për qëllime ekstradimi nga Kosova, për trafik droge.

“Urdhri është lëshuar më 06/04/2021 nga “Gjykata Themelore e Gjakovës në Kosovë nën mandatin e UMNIK-ut” dhe personi ende përballet me një dënim maksimal prej 12 vitesh”, informoi media italiane.

Shqiptari u dërgua në burgun Montacuto, në pritje të ekstradimit për në Kosovë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese