Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar me 12 vite burg, arrestohet trafikanti në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar me 12 vite burg, arrestohet trafikanti në Durrës
Foto ilustruese

Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Eduart Stefhasani 40 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.02.2024, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 5 muaj e 12 ditë.

“Forca e Posaçme Operacionale, si rezultat i kontrolleve në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore,  finalizoi operacionin e koduar “Local”.

Gjatë operacionit është lokalizuar dhe kapur shtetasi Eduart Stafhasani 40 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.02.2024, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 5 muaj e 12 ditë.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese