Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar me 10 vite heqje lirie, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim nga Turqia

Shkruar nga Newsbomb

I dënuar me 10 vite heqje lirie, arrestohet 50-vjeçari i shpallur

Një shtetas turk është arrestuar me qëllim ekstradimin nga policia kufitare në Kapshticë. Sipas uniformave blu bëhet fjalë për Mehmet Akman, 50 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Holandë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit, e ka dënuar me 10 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal turk.

Njoftimi i plotë i policisë:

I dënuar nga autoritetet turke, me 10 vjet e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas masave për të shtuara për përballimin e fluksit, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk:

Mehmet Akman, 50 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Holandë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit, e ka dënuar me 10 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal turk.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit, në Turqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese