Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I dehuri shkatërron me sende të forta parukerinë në Pogradec, shoqërohet në polici

Shkruar nga Newsbomb
I dehuri shkatërron me sende të forta parukerinë në
Xhamat e thyer ne sallonin ne Pogradec

Një ngjarje e pazakontë është shënuar mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku një person i dehur ka sulmuar me sende të forta një sallon bukurie.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 2 të qytetit të Pogradecit, ku i dehuri ka hedhur sende të forta drejt xhamave të sallonit dhe më pas ka tentuar të hyjë edhe brenda ambienteve.

Fatmirësisht momentin e ngjarjes salloni ka qenë i mbyllur dhe nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj, ndërsa personi në fjalë është shoqëruar në polici.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese