Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I dehur po dhunonte gruan, djali ndërhyn për t’i ndarë, i ati e qëllon me thikë

Shkruar nga Newsbomb
I dehur po dhunonte gruan, djali ndërhyn për t’i ndarë, i
Foto ilustruese

Një sherr është shënuar mbrëmjen e sotme në një familje në Korçë, ku për pasojë djali ka mbetur i plagosur me thikë.

Informacionet e para bëjnë me dije se babai i dehur, shtetasi Nazif Pane, në gjendje të dehur ka nisur të debatojë dhe ka dhunuar bashkëshorten.

Gjatë sherrit, djali ka ndërhyrë që të ndalonte të atin, i cili teksa mbante një thikë në dorë po dhunonte bashkëshorten. Momentin që i riu ka tentuar që t’i heq thikën, i ati e ka goditur në dorë.

I riu ndodhet në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë plagë vetëm në dorë.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese