Ka rënë në prangat e policisë një 39-vjeçar i cili u arrestua pasi lëvizte me armë zjarri me vete.
Pasi policia konstatoi se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ushtroi kontroll në makinë ku gjeti një armë gjahu të cilën e mbante me vete.
Njoftimi:
Iu gjet armë gjahu në automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 39-vjeçari. Sekuestrohet arma e gjahut.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 39 vjeç, banues në Përmet, pasi ditën e djeshme, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë gjahu që 39-vjeçari e mbante pa lejen përkatëse në emër të tij.