Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dashuri ishte prezent kur policja vrau veten?! Eksperti ngre dyshime të forta: Ai e kishte tradhtuar

Shkruar nga Newsbomb
I dashuri ishte prezent kur policja vrau veten?! Eksperti ngre dyshime të
Policja e vetevrare, Aldorjana Loshi

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka ngritur dyshime të forta lidhur me vetëvrasjen e polices 21-vjeçare, Aldorjana Loshi.

I ftuar në  “Breaking”, ai ndau një detaj mjaft prekës, pasi pranë turpit të të ndjerës ishte gjetur fotoja e babait. Ndër të tjerash, Softa ngre dyshime se ky rast mund të jetë vrasje, pasi fshirja e mesazheve me të, presupozon që është fshehje e të dhënave për të hetuar motivin e vërtetë të vdekjes. 

“Në mesazh, ajo ka thënë ‘derën po ta le hapur’. Në afërsi të trupit të saj, është gjetur edhe fotografia e babait. Duket si një lloj ndjese ndaj atij veprimi që ajo po merrte. Dyshimet e para erdhën për të dashurin e saj, që sipas disa të dhënave, mund të ketë pasur një lidhje të dyfishtë me një person tjetër dhe ajo mund të ketë zbuluar këtë tradhti. Kjo është pista e parë e vetëvrasjes.

Fakti që dera është e hapur dhe ajo komunikon që derën po e le hapur dhe fshirja e mesazheve, që të paktën sipas policisë, arsyet e ndalimit dhe shoqërimit të tij, lidhen me pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Sepse fshirja e mesazheve me të, presupozon që është fshehje e të dhënave për të hetuar motivin e vërtetë të vrasjes. Nuk ka një përfundim, nga arrest me burg është lehtësuar masa dhe është arrest shtëpie. Presim të vijim të dhëna të reja që mund të hedhin dritë nëse kemi të bëjme me vrasje ose vetëvrasje”, tha Softa.

Gjykata e Tiranës nxorri nga qelia dy ditë më parë Endri Nikën dhe caktoi masën “arrest në shtëpi”. 28 vjeçari ra në pranga më 24 maj, pasi e dashura e tij Aldorjana Loshi i dha fund jetës me armën e shërbimit.

Nika u arrestua pasi grupi hetimor nxorri në pah se i riu kishte fshirë bisedat nga telefoni i 21-vjeçares. Ndaj tij rëndonte akuza për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Deri më tani nuk dihen shkaqet ekzakte që e shtynë të ndjerën drejt vetëflijimit. Aldorjana Loshi dhe partneri i saj dyshohet se kanë pasur debate të forta ditët e fundit dhe pak momente para se ajo t'i jepte fund jetës me armën e shërbimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese