Hapësire reklamuese

Aktualitet

I bënë pritë të veshur si policë, zbulohet skuadra e “killerave” që gjuajtën me breshëri automatiku drejt Durim Bamit

Shkruar nga Newsbomb
I bënë pritë të veshur si policë, zbulohet skuadra e
Durim Bami dhe makina e djegur e autorëve

Marklen Haka, Albert Zaja dhe Tori Xheçuka janë tre “killerat” që i shumëkërkuari i drejtësisë, Ervis Martinaj, veshi në nëntor të 2020 si efektivë policie për të hequr qafe armikun e tij, Durim Bamin.

Sipas asaj që “Ora News” bën me dije pjesë e këtij grupi kriminal, qëllimi i të cilëve ishte ekzekutimi i Bamit ka qenë edhe Florenc Kelmendi alias Toçi. Këta katër persona, të drejtuar nga Ervis Martinaj dhe Emiljano Shullazi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ngritur pritën për të vrarë, Durim Bamin, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri.  

Gjithashtu mësohet se për sigurimin e kushteve me qëllim vrasjen e Bamit akuzohen dhe personazhe të tjerë të botës së krimit, si Jozi Kraja, Astrit Avdyli, Aldo Avdyli, emra këta që dyshohet disa vite më pas kanë kontribuar në ekzekutimin dhe zhdukjen e Martinajt. Por, një tjetër person i cili ka dhënë “një dorë” për të siguruar kushtet e vrasjes së “të fortit të Niklës” ka qenë dhe Nazmi Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili ka dyshuar gjithnjë se Durim Bami ka marë pjesë në vrasjen e dhe zhdukjen e Stafukës.

Dy emra të tjerë që kanë kontribuar në goditjen e Durim Bamit duke krijuar kushtet për të realizuar vrasjen janë, Blerim Abazi dhe Elvis Ndreca.

Sipas “Ora News”, më 4 nëntor të vitit 2020 tre persona që besohet se kanë qenë të veshur si policë, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, Durim Bamin. Ky i fundit ishte duke drekuar në fshatin Qerek me kushëririn e tij, ku pasi kanë mbaruar drekën në një lokal afër Rinasit, kanë vendosur të kthehen në Fushë-Krujë.

Por në ecje e sipër, makina me targa italiane “Range-Rover”, që drejtohej nga Bami, është qëlluar me breshëri automatiku, plot 13 herë. 6 plumba kanë prekur pjesën ballore të automjetit, i cili është qëlluar në lëvizje e sipër. Ndërkohë makina tip “Golf 5” e autorëve ka qenë e parkuar në rrugë.

Goditja ka qenë e mirëorganizuar dhe dyshohet se “i forti i Niklës” është mbajtur në vëzhgim për një periudhë të gjatë kohe, duke inskenuar me detaje atentatin e tij.

Në rrëfimin e të plagosurit Ervin Kodra, i cili në momentin e atentatit ishte në automjeti me Durim Bamin, tha se ky i fundit arriti të manovroje me shpejtësi makinën, duke hyrë në anën tjetër të rrugës dhe më pas të përplaset në murin rrethues të një biznesi që merret me tregtimin e mermerit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese