Hapësire reklamuese

Aktualitet

I ati vendoste çmime për pacientët me tumor, vajza e mbron para shqiptarëve: Po na hani jetën, s’keni fytyrë

Shkruar nga Newsbomb
I ati vendoste çmime për pacientët me tumor, vajza e mbron para
Vajza dhe mjeku Edmond Gashi

Prej tre ditësh tashmë kryefjalë e mediave është skandali tek Onkologjiku, ku mjekët bënin pazare me pacientët që vuanin nga kanceri .

Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin "pazar" me jetën e pacientëve.

Kjo ngjarje ka ngjallur indinjatë dhe zemërim tek të gjithë qytetarët se si mjekët që duhet të shpëtojnë jetën e qytetarëve, bënin pazare për interesat e tyre.

E nuk kishte se si ky zemërim mos “shpërthente” në rrjetet sociale, ku siç dihet qytetarët mllefin e nxjerrin me sharje dhe mallkime.

Në disa postime në rrjetet sociale, qytetarët kanë sharë dhe ofenduar mjekun Edmond Gashi, mirëpo vajza e tij, Megi, duket se qëndron në “gatishmëri”, për t’u kthyer komente të gjithëve atyre që “prekin” babain e saj.

Ajo është kapur “dhëmbë për dhëmbë” me disa komentues. Siç shihet edhe në fotot mëposhtëm të publikuar nga “JOQ”, Megi Gashi ka qenë aktive në rrjetet sociale, duke bërë "avokaten" për babain e saj.

Kujtojmë që Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat për shtatë mjekët dhe stafin e Spitalit Onkologjik, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin pazare për jetën e pacientëve të sëmurë me kancer.

Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” , ndërkohë bëhet fjalë për:

-Edmond Gashi, mjek,  masa  “Arrest shtëpie” , akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

-Alketa Ymeri Pere mjeke, masa “Detyrim paraqitje”, akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

-Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT, masa “Detyrim paraqitje” , akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut,  masa “Detyrim paraqitje” , akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë, masa “Detyrim Paraqitje”, akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

-Halil Gashi administrator i klinikës  Megis , masa “Detyrim paraqitje”, akuzohet për  “Fshehje e te ardhurave”

-Florian Marku administrator farmacie , masa “Arrest shtëpie”.

Jashtë ambietneve të Gjykatës, një nga mjekët e përfshirë në këtë skandal, pikërisht Alketa Pere, ka thënë për gazetarët se nuk është ajo personi i cili përmendet në përgjime.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese