Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I arrestuar tre herë për të njëjtën akuzë, Gjykata e Durrësit lehtëson masën për ish juristin e Kadastrës

Shkruar nga Newsbomb
I arrestuar tre herë për të njëjtën akuzë, Gjykata
Kadastra e Durrësit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Mikel Zahon, ish-juristi i Kadastrës. Ai ka rënë në prangat e policië dy ditë më parë ndërsa ishte i shpallur në kërkim që në prill të këtij viti për një çështje të bërë publike që në vitin 2019.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte caktuar masën “arrest me burg” për ish-juristin i cili është i akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre” së bashku me 4 zyrtarë të tjerë të Kadastrës si përfitues të paligjshëm të 151 mijë m² tokë në Spitallë të Durrësit.

Hetimet në lidhje më këtë çështje kanë nisur që në vitin 2019 teksa kjo nuk është hera e parë që Mikel Zaho është arrestuar në lidhje me këtë çështje. Një denoncim i një qytetari, të cilit i shin zaptur dy subjekte, në shkurt të vitin 2024 risolli dhe njeherë në vëmendje dosjen e ish-juristit.

Për këtë rast ranë në pranga 5 persona, ndër to Ardit Kërtusha, ish-zyrtar i lartë i administratës publike dhe ish-kryetar i FRESSH-it në Durrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese