Armiol Rrasa dhe Daniela Luari u arrestuan pak ditë më parë në Athinë, pasi në automjetin e tyre u gjetën lëndë shpërthyese dhe një pistoletë.
Mirë Armiol Rrasa 39 vjeç, me origjinë nga Divjaka nuk është një emër i panjohur për policinë greke. Shqiptari ka qenë 12 herë i akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Që nga 2003 deri në 2024 ai ka qenë i arrestuar 12 herë me akuza të ndryshme, përfshirë përdhunimin e një të miture, falsifikim apo edhe dhunë.
Rrasa teksa dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal gjobvënësish në Greqi, përgjegjëse për shpërthime në biznese të ndryshme, është bërë temë diskutimi se si një person me kaq shumë akuza vijon të jetë i lirë.
Precedentët e tij:
09.04.2003 – arrestuar për tentativë vjedhje dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.07.2005 – arrestuar për shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.11.2007 – arrestuar dhe dëbuar.
10.11.2008 – arrestuar për drogë dhe dënuar me burgim të përjetshëm.
31.07.2015 – liruar nga psikiatria e të dënuarve në burgu e Koridhalos me urdhër dëbimi të përjetshëm nga Greqia.
23.02.2016 – arrestuar për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.07.2020 – arrestuar si i kërkuar me dënim për vjedhje.
17.01.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për falsifikim.
31.07.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.11.2021 – arrestuar për mbajtje pa leje të armëve (i’u gjet një thikë e palosshme).
06.03.2024 – i’u ngrit akuzë për dhunë në familje.
04.06.2024 – i’u ngrit akuzë për përdhunimin e një të miture.
06.07.2024 – u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Armiol Rrasa rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri.