Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I akuzuar si pjesë e një grupi të stukturuar kriminal dhe kutivim narkotikësh, GJKKO dënon Luis Çelën

Shkruar nga Newsbomb
I akuzuar si pjesë e një grupi të stukturuar kriminal dhe kutivim
GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 8 vite burg shtetasin Luis (Argen) Çela, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafaj, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, vendosën këtë të enjte dënimin me 8 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, i cili parashikon uljen me një të tretën e dënimit, Çela u dënua përfundimisht me 5 vjet e 4 muaj burgim.

Çela së bashku me disa persona të tjerë shqiptarë dhe grekë, akuzohen se janë të përfshirë në një grup kriminal të strukturuar dhe të mirëorganizuar të cilët kishin si qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe kokainës, kultivimin dhe magazinimin me qëllim shpërndarjen në disa pika në territoret e Greqisë dhe përfitimin prej këtyre aktiviteteve kriminale.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e çështjes penale nr. 32 të vitit 2022, ndaj të pandehurit Luis (Argen) Çela.

Ai akuzohej për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë kultivimin e narkotikëve dhe pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal.

Gjykimi u zhvillua sipas rregullave të gjykimit të shkurtuar. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafaj, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, shpalli sot vendimin final.

Çela u shpall fajtor për veprën penale të kultivimit të narkotikëve, të kryer në bashkëpunim në formën e një grupi të strukturuar kriminal, dhe u dënua me 8 vite burgim.

Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, Gjykata caktoi një dënim të vetëm prej 8 vitesh, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, i cili parashikon uljen me një të tretën e dënimit, Çela u dënua përfundimisht me 5 vjet e 4 muaj burgim.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese