Hapësire reklamuese

Aktualitet

I akuzuar për lidhje me bandën e Elbasanit, Artan Hoxha paraqitet në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
I akuzuar për lidhje me bandën e Elbasanit, Artan Hoxha paraqitet
Artan Hoxha ne SPAK (foto arkiv)

Gazetari investigativ, Artan Hoxha është paraqitur mesditën e kësaj të hëne pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ky lajm është konfirmuar për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha e cila bëri me dije se kolegu i saj ka shkuar sërish në SPAK.

Kujtojmë se dy gazetarët e njohur të kronikës, Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Gazetari Hoxha akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërsa Qyno nën akuzë për korrupsion pasiv në sektorin privat.

Një javë më parë, SPAK kreu një megaoperacion në qytetin e Elbasanit për “çmontimin” e organizatës kriminale të së “fortit”  të Elbasanit, Suel Çelës. Në bisedat e zbërthyera nga aplikacioni “SKY ECC”, doli dhe emri i Artan Hoxhës si dhe Elton Qynos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese