Hapësire reklamuese

Aktualitet

I afërmi i "Kilit", SPAK tërheq akuzën për agjentin doganor dhe i kërkon gjykatës të pushojë hetimet

Shkruar nga Newsbomb
I afërmi i "Kilit", SPAK tërheq akuzën për
Nje operacion i RENEAS - Genti Nderjaku

Marsel Deçka, një agjent doganor në Durrës i arrestuar një vit më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, rezulton se nuk ka lidhje me ngjarjet kriminale për të cilat akuzohej bashkë me anëtarët e "Klanit të Durrësit", shtetasit Plaurent Dervishaj, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil Nderjaku) dhe të tjerë.

Ai akuzohej për disa vepra penale dhe prej Janarit 2023 mbahet në qeli si pjesë e grupit kriminal që tentoi eleminimin e prokurorit Arjan Ndoja. Shtetasi Marsel Deçka ishte i pandehur për disa ngjarje kriminale të ndodhura pas atentatit, në 1 Nëntor 2019.

Megjithatë, sot Prokuroria e Posaçme e njohur si SPAK ja tërhequr akuzën zyrtare ndaj agjentit doganor dhe i është drejtuar me kërkesë zyrtare Gjykatës së Posaçme, duke i kërkuar që të pushojë hetimet ndaj Marsel Deçkës. Anëtarët e tjetër të "Klanit të Durrësit" janë dërguar për gjykim.

"Sa i përket të hetuarit tjetër Marsel Deçka, Prokuroria e Posaçme, ka konkluduar se nuk ka kryer elementët e veprave penale të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, sa i përket episodeve pas ngjarjes së datës 01.11.2019, për rrjedhojë, i jemi drejtuar gjyqtarit të seancës paraprake pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj tij", thuhet në njoftimin e SPAK.

I afërmi i "Kilit", SPAK tërheq akuzën për
FotoMontazh: Arjan Ndoja dhe Akil Nderjaku (Ekil)

Ky shtetas është i afërm i Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), kundërshtar i të fortit të Shijakut, Aleksandër Laho. Ai shfaqej në bisedat e anëtarëve të "Klanit të Durrësit" në aplikacionin sekret të komunikimeve "Sky ECC" dhe u arrestua në vitin 2023.

Por, siç ka rezultuar nga analizimi dhe ndërlidhja e tyre, Marsel Deçka nuk ka pasur lidhje me atentatin e ndodhur më 1 Nëntor 2019 në vendin e quajtur Mbikalimi i Shkozetit, ku u plagosën prokurori Arjan Ndoja dhe Alekssandër Laho, si dhe ndërroi jetë shoferi Andi Maloku. Ky shtetas rezulton se nuk ka pasur lidhje as me ngjarjet e tjera kriminale të ndodhura pas këtij episodi.

Marsel Deçka akuzohej zyrtarisht për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Siç sqarohet në komunikatën zyrtare të SPAK datë 28 Maj 2024, Marsel Deçka nuk ka kryer elementët e veprave penale të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, ndaj prokurorët i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesën për të pushuar hetimet.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese