Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hyri fshehurazi për të vjedhur vilën, arrestohet në flagrancë "skifteri" në Lushnjë

Shkruar nga Newsbomb
Hyri fshehurazi për të vjedhur vilën, arrestohet në
Foto ilustruese

Ishte nisur nga Tiranë për të vjedhur një banesë në Lushnjë, por u pikas dhe pak minuta më vonë u arrestua nga efektivët e policisë.

22-vjeçari me inicialet E.D., u kap në flagrancë teksa ndodhej në katin e dytë të një banese gati për të vjedhur në lagjen "Skënder Libohova, Lushnjë. Ky nuk është rasti i parë ku i riu kapet dhe arrestohet për veprën penale Vjedhje.

Njoftimi i Policisë:

U kap në flagrancë, në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 22-vjeçari.

Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit nga një shtetas, se po tentohej të vidhej në banesën e tij, në lagjen "Skënder Libohova", u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti: E. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.   

Shërbimet e Policisë e kapën 22-vjeçarin në flagrancë, në mbrëmje, në katin e dytë të banesës ku kishte hyrë për të vjedhur.         

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese