Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Humbi rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit, shpëtohet turisti çek pas 3 orësh kërkime

Shkruar nga Newsbomb
Humbi rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit, shpëtohet
Pamjet e policisë gjatë kërkimit

Një turist çek është gjetur dhe shpëtuar nga shërbimet e policisë, pasi kishte humbur orientimin e rrugës gjatë eksplorimit në malin e Dajtit.

Sipas njoftimit, turisti çek kishte mbetur i bllokuar, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, ndërsa shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në ndihmë pas marrjes së njoftimit. 

Blutë bëjnë me dije se vetëm pas 3 orësh, është bërë e mundur lokalizimi dhe vendndodhja e turistit 33-vjeçar. Fatmirësisht, ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 së bashku me sherbimet zjarrëfikëse i shkojnë në ndihmë një turisti çek i cili kishte humbur orientimin e rrugës gjatë eksplorimit në malin e Dajtit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga një turist çek i cili kërkonte ndihmë pasi kishte humbur orientimin e rrugës dhe për pasojë kishte mbetur i bllokuar, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin.

Pas disa orësh kërkime gjatë darkës, është lokalizuar vendndodhja dhe është bërë e mundur gjetja e turistit 33-vjeçar, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është transportuar në hotelin ku po qëndronte.

Turisti ka falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e shpejtë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese