
Mali i Çikës/ Foto ilustruese
Është gjetur pas 6 orësh kërkime turistja franceze e cila u raportua e zhdukur mëngjesin e sotëm.
Kontakti i fundit me turisten franceze ishte rreth orës 10:00 ku ishte larguar dhe askush nuk kishte informacion se ku.Pas njoftimit se kishin humbur kontaktet, shërbimi zjarrfikës i Himarës me alpinistët kanë nisur kërkimin në malin e Çikës dhe e kanë gjetur në fshatin Iljas.
Mësohet se turistja franceze ka qenë në Vlorë në momentin që është larguar dhe nuk ka kontaktuar me asnjë person.
Sondazh
Poll