Hapësire reklamuese

Aktualitet

Humbi në majën e Jezercës, gjendet i pajetë turisti

Shkruar nga Newsbomb
Humbi në majën e Jezercës, gjendet i pajetë turisti
Maja e Jezercës

Është gjetur i pajetë turisti që u bllokua në afërsi të majës së Jezercës. Menjëherë pasi u dha njoftimi për humbjen e turistëve nisën kërkimet nga ajri për të zbuluar ndonjë shenjë të personit të humbur.

Përpjekjet intensive dhe koordinimi i i strukturave vazhduan për disa orë, derisa u arrit që të gjendet trupi i pajetë i turistit nga Bullgaria.

Mali i Jezercës është maja e dytë më e lartë në Shqipëri pas malit të Korabit dhe prej vitesh është kthyer në atraksion për personat e apasionuar ndaj alpinzmit. Një ngjitje e plotë për në maje zgjat rreth 14 ore, kjo për shkak edhe të terrenit të vështirë. 

Njoftimi i plotë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile:

Pas marrjes së njoftimit, të gjitha strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar menjëherë.

Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura është ngritur në ajër, duke marrë me vete ekipin mjekësor dhe ekipin e kërkim-shpëtimi malor. Kërkimet filluan nga ajri për të zbuluar ndonjë shenjë të personit të humbur. Në të njëjtën kohë, ekipi i kërkimit- shpëtimit malor u la në afërsi të vendit për të vazhduar kërkimet nga toka.

Përpjekjet intensive dhe koordinimi i i strukturave vazhduan për disa orë, derisa u arrit që të gjendet trupi i pajetë i personit në nevojë.

????⚠️Kujdes! Në zonat me rrezikshmëri të lartë, dhe ne shumë raste të pashkeluar, është e rëndësishme që turistët të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna nga guidat e specializuara. Siguria e tyre dhe e të tjerëve varet nga respektimi i këtyre udhëzimeve dhe informacioneve të rëndësishme për këto aktivitete sportive.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese