Hapësire reklamuese

Aktualitet

Humbi në kufirin serb, gjendet i gjallë shqiptari Leo Roci

Shkruar nga Newsbomb
Humbi në kufirin serb, gjendet i gjallë shqiptari Leo Roci
Leo Roçi

34-vjeçari Leo Roci është gjetur i gjallë në Itali. Ai rezultonte i humbur prej ditësh, teksa ishte nisur për të emigruar në Evropë. Familja e tij ka kontaktuar zyrën e Ministrit të Brendshëm për të njoftuar se Roci i ka kontaktuar nga territori italian.

"Zyra e Ministrit të Brendshëm është njoftuar nga familjarët e Leo Roci se familjari i tyre i ka kontaktuar nga Italia. Familja Roci falenderon Ministrin e Brendshëm Taulant Balla për angazhimin personal në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Ambasadën e RSH në Beograd në përpjekjet për gjetjen e Leo Roci, i cili u shpall i humbur prej datës 20 Maj në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë,"- njofton policia.

Ka qenë daja e Leo Rocit që ka bërë kallëzim duke thënë se prej datës 21 maj kanë humbur kontaktin me 34-vjeçarin dhe se herën e fundit që kanë folur me të ai ka qenë në kufirin e Serbisë me Kroacinë.

Ai tregoi se ka qenë një grua serbe që ka hapur telefonin e tij, ndërsa më pas një burrë, të cilët janë shprehur se e kishin gjetur celularin e tij.

 “Unë Astrit Doda i datëlindjes 09.12.1967, daja i Leo Rocit i datëlindjes 26,02,1991 dua të bëj një denoncim për nipin tim. Kam humbur kontaktet me të që më datën 21.5.2024 në orën 2:30 të natës, më ka kotaktuar, më ka thënë se jam në doganë në kufirin Serbi-Kroaci, donte që të ikte në Europë, për emigrim. Nga kjo orë telefoni ka qenë i ndezur, i ka rënë zilja dhe sms, por nuk është përgjigjur njeri. Dje më datën 27,05,2024 në orën 10:20 telefoni është ndezur dhe është përgjigjur një femër e Serbisë.

Dhe ajo po na bënte presion cfarë ka kërkuar ky njeri këtu, mbasi telefonin e ka hapur një zotëri tjetër dhe ajo tha që ajo më herët është bashkëshortja ime dhe më tha se unë punoj në Doganë si agjent doganor dhe i kam gjetur këto dokumente në rrugë.

Por telefoni gjatë ditës ka lëvizur, nuk ka ndenjur në një vend, pasi e kemi kontrolluar me anë të GPS. Dhe tani kam frikë, sepse ka ikur motra ime bashkë me nipin në kufirin Serbi-Kroaci, mos u ndodh dicka edhe këtyre”, shprehej daja i Rocit pak ditë më parë.

Ndërsa dy ditë më parë, vëllai Leo Roci u nis për në Serbi për të gjetur vëllanë e humbur dhe kërkonte ndihmë nga ambasada shqiptare në Beograd për të gjetur taksistin me të cilin udhëtoi vëllai i tij, por edhe çobanin që i gjeti sendet personale.

Leo Roci ishte nisur më datë 19 ditë e diel, me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë. Pasi ka arritur në Prishtinë, nuk ka pasur biletë për të udhëtuar më tej dhe është detyruar që të flejë në një hotel në Prishtinë dhe të nesërmen më datë 20 është nisur me një taksi për në Serbi, me kalim nga Dogana në Merdarë. Pasi ka kaluar doganën me taksi, taksia e ka vendosur në autobus për në Beograd dhe në Beograd e ka marrë taksia tjetër dhe e ka dërguar në pikën kufitare në dalje të Serbisë me hyrje drejt Kroacisë. Më tej, humbi pa asnjë gjurmë, derisa sot u lokalizua.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese