
Foto nga aksidenti
Një aksident i rëndë është shënuar në Kalkidiki, Greqi, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 25-vjeçar shqiptar.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një pemë. Për shkak se përplasja ka qenë e fortë, siç shihet edhe në foto makina është bërë “copë”.
Shqiptari ka marrë plagë të rënda. Edhe pse menjëherë ka marrë ndihmën e parë, 25-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Hetimet paraprake për shkaqet e sakta të aksidentit po kryhen nga Policia e Kasandrës.

Sondazh
Poll