Një 76-vjeçar, i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjarët e tij është gjetur i pajetë në Leskovik.
Në trup nuk i janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vuante nga skleroza dhe probleme kardiake. Trupi do të transportohet drejt morgut për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.
Ishte djali i të moshuarit ai i cili ditë më parë ngriti alarmin në polici se i ati ishte zhdukur. Sipas asaj që ai deklaroi në Polici 76-vjeçari i kishte thënë se do të shkonte tek stani afër banesës së tij, mirëpo më pas është zhdukur.
Sondazh
Poll