Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Humbi kontaktet me djalin 24-vjeçar që jeton jashtë vendit, babai ngre alarmin në polici

Shkruar nga Newsbomb
Humbi kontaktet me djalin 24-vjeçar që jeton jashtë vendit,
Foto ilustruese

Një 24-vjeçar shqiptar i cili jeton në një zonë kufitare midis Gjermanisë dhe Zvicrës ka humbur kontaktet me familjen.

Kjo ka bërë që shtetasi L. Ç., 50 vjeç, banues në Lushnjë, të bëj kallëzim në polici, duke thënë se prej një jave nuk ka kontakte me djalin që jeton jashtë vendit. Policia njofton se po bashkëpunohet me partnerët, për gjetjen e 24-vjeçarit.

“Më datë 25.08.2024, në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi L. Ç., 50 vjeç, banues në Lushnjë, i cili kallëzon se prej një jave, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin K. Ç., 24 vjeç, i cili prej 2 muajsh jetonte në një zonë kufitare midis Gjermanisë dhe Zvicrës. Po bashkëpunohet me partnerët, për gjetjen e 24-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese