Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Humbi jetën në punë, shqiptarët e Maltës kërkojnë ndihmë për rikthimin e trupit të 51-vjeçarit

Shkruar nga Newsbomb
Humbi jetën në punë, shqiptarët e Maltës
Bari Balla

Bari Balla, është 51-vjeçari që humbi jetën tragjikisht ditë më parë në Maltë. Teksa punonte sipër një çatie, një mur u shemb duke shkaktuar shembjen e çatise dhe si pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme Bari Balla, babai i 6 fëmijëve.

Ndërsa, i plagosur lehtë mbeti dhëndri i tij, 31 vjeçar.  Shqiptari nga qyteti i Librazhdit prej dy vitesh jetonte në Zebugg në Maltë, aty ku dhe punonte për të siguruar të ardhura.

Komuniteti shqiptar i Maltës po përpiqet të ndihmojë në procesin e kushtueshëm të riatdhesimit të 51-vjeçarit në Shqipëri, pasi varrimi i tij do të bëhet në atdhe. Për këtë arsye ata kanë hapur një faqe në Go Get Funding, për të mbledhur shumën që nevojitet që trupi i shqiptarit të kthehet në atdhe.

MUND TË KONTRIBUONI KËTU

Humbi jetën në punë, shqiptarët e Maltës
Faqja e hapur per te kontribuar per rikthimin e trupit te shqiptarit ne atdhe

Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 Prill 2024. 51-vjeçari, Bari Balla, humbi jetën teksa ishte duke punuar. Paraditen e së shtunës, një mur u shemb duke shkaktuar shembjen e çatisë ku dy shqiptarët ndodheshin, pasi po testonin vendin për të parë nëse mund t’i rezistonte punimeve që do të kryheshin.

 Pas shembjes, Autoriteti i Ndërtimit dhe Ndërtimit lëshoi një deklaratë duke thënë se punimet nuk ishin sanksionuar ende dhe kryheshin pa lejet e nevojshme.

Bari Balla nga Librazhdi prej d vitesh jetonte dhe punonte në Maltë. Ai festoi ditëlindjen dhjetorin e kaluar dhe ishte baba i gjashtë fëmijëve, ku më i vogli është vetëm 12 vjeç.

Humbi jetën në punë, shqiptarët e Maltës
Bari Balla

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese