Hapësire reklamuese

Aktualitet

Humbi garën për shef Departamenti i Gjinekologjisë, mjeku Bimbashi “shpërthen” ndaj kolegëve: S’më mundni dot për aktivitetin shkencor

Shkruar nga Newsbomb
Humbi garën për shef Departamenti i Gjinekologjisë, mjeku
Astrit Bimbashi

Institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri i janë nënshtruar procesit të votimit dhe zgjedhjes së drejtuesve të rinj e stafeve akademike.

Duket se i zhgënjyer nga këto zgjedhje ka mbetur Prof. Dr. Astrit Bimbashi, i cili nuk e fitoi dot garën për shef Departamenti i Gjinekologjisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se humbi me 70%, në një kohë që ka bërë më shumë libra së të gjithë së bashku në Departament.

Në postimin e tij të gjatë, Bimbashi nuk kursen ironinë dhe sulmet nga kolegëve të tij, e ku disa prej tyre i quan ziliqarë dhe me shpirt të vogël.

“Nuk e kam vlerësuar kurrë veten me shumë se çfarë jam por në një shoqëri normale mua nuk më mund dot, për të gjithë aktivitetin shkencor as kolegia ime, as Orion Gliozheni që ska asnjë kontribut në raport më zhurmën dhe emrin e “madh” dhe për Halim Kosovën më mirë të mos flas..... Të them që “më mirë ndodhi kështu” do gënjeja veten, por në këtë histori kuptova diçka që e kam menduar me kohë.. kolegët e mi janë ziliqarë dhe të vegjël në shpirt, jo në të ardhura. Mundohen të imitojnë jetën tonë por nuk kënaqen, nuk e kuptojnë që NE, dëgjuar një kolazh muzikor i viteve 80-të na e bënë fundjavën më të bukur, nuk e kuptojnë që takimi me një mik të vjetër është më i rëndësishëm se një pasdite në klinikën private, nuk e kuptojnë se si NE jetën e marrim me lehtësi pasi nuk e perceptojnë që kemi patur fatin të lindnim në ambiente të sigurta, me dashuri dhe të lumtura, nuk kuptojnë moskokëçarjen tonë për të nesërmen”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Humbja ime “SHKATËRRUESE” për SHEF DEPARTAMENTI dhe ADAM SMITH-i

Në zgjedhjet e djeshme unë humba me 70% pavarësisht se kam bërë më shumë libra së të gjithë së bashku në Departament, më shumë artikuj brenda dhe jashtë vendit, më shumë referime, jam profesori më i cituar i departamentit tim, më shumë projekte të qeverise Shqiptare dhe ndërkombëtare etj etj..

Sot urova kolegen dhe i premtova seriozisht që do ta mbështes në të gjithë projektet e Departamentit pasi Gliozheni na la një Departamet pa asnjë vizion dhe pa asnjë ide për të ardhmen, pasi për 8 vjet e përdori thjesht për interesa nepotike dhe klienteliste (për këtë do të shkruaj në një tjetër ditë).

Kur ishim të rinj, për t'u bërë interesant në sytë e vajzave citonim pjesë nga “3 Shokët” e Remarkut dhe kur “ngrohej pak situata” nga ndonjë teori filozofike që e mësonim përmendësh një ditë më parë.

Unë u kapa me Adam Smith-in pasi në shtëpi kisha një libër të vjetër “TEORIA E NDJENJAVE MORALE” të shkruar në fund të shek të 18-të.

Me citimet e tij fillova të kisha “sukses” dhe fillova ta lexoja seriozisht. Kishte 7 kapituj, por batutat për rolin tim të “Don Zhuanit” i gjeja tek pjesa e tretë “Nga themelet e gjykimeve tona në lidhje me ndjenjat dhe sjelljen tonë, dhe të ndjenjës së detyrës”, dhe tek pjesa e 6 dhe e 7..

Edhe sot e hap ndonjëherë për nostalgji të rinisë dhe para disa vitesh doja ti propozoja sisitemit zgjedhor që ta fuste në curricul para se Deputeti të bënte betimin së bashku me “Princin” e Makiavelit” (natyrisht ide të marra).

Kur sot në mëngjes më thanë për humbjen e pritshme e mora përsëri në dorë pasi mu kujtua një pasazh i kapitullit të parë për Sistemet politike “UTOPIKE” që shkruan :

"Njeriu i sistemit ... është i prirur të jetë shumë i mençur në mendjemadhësinë e tij; dhe shpesh është aq i dashuruar me bukurinë e supozuar të planit të tij ideal të qeverisjes, saqë nuk mund të lejojë as më të voglin devijim nga ndonjë pjesë e tij. Ai ka vendosur ta vazhdojë planin e tij në të gjithë elementët, pa marrë parasysh as interesat e mëdha, as paragjykimet e forta që mund ta kundërshtojnë. Ai e mendon planin e tij si një tabelë shahu ku dora e tij luan gurët vetëm sipas dëshirës.

Ai mendon se gurët në tabelë nuk kanë asnjë parim tjetër lëvizjeje përveç atij që ngulmon dora mbi to, por ai harron se jeton në tabelën e madhe të shahut të shoqërisë njerëzore, ku çdo pjesë e vetme ka një parim të lëvizjes së vet, krejtësisht të ndryshëm nga ai që legjislativi, apo një njeri me pushtet mund të zgjedh për të vendosur mbi të.

Nëse këto dy parime përkojnë dhe veprojnë në të njëjtin drejtim loja e shoqërisë njerëzore do të vazhdojë lehtë dhe harmonike, dhe ka shumë gjasa të jetë e lumtur dhe e suksesshme. Nëse janë të kundërta ose të ndryshme, loja do të vazhdoj keq dhe shoqëria duhet të jetë gjithmonë në shkallën më të lartë të çrregullimit”.

Lexuar këtë mu kujtua konkurimi tjetër, 9 vjet më parë kur deri ditën e fundit isha i fituar, përpara se Halim Kosova ti shiste Orion Gliozhenit 3 vota.. humba dhe dje.. dhe s`ka më se s`dua të bëhem si Hollanda që në tre finale Botërori s`ka fituar asnjë.

Nuk e kam vlerësuar kurrë veten me shumë se çfarë jam por në një shoqëri normale mua nuk më mund dot, për të gjithë aktivitetin shkencor as kolegia ime, as Orion Gliozheni që ska asnjë kontribut në raport më zhurmën dhe emrin e “madh” dhe për Halim Kosovën më mirë të mos flas.

Mua më mund vetëm “NJERIU i SISTEMIT” dhe “Ekonomia Politike” (duhet ta kisha mësuar më mirë në shkollë) por s`na linte Ura tek Dajti, xhiro e bulevardit, gocat, shokët dhe Adam Smithi.

Të them që “më mirë ndodhi kështu” do gënjeja veten, por në këtë histori kuptova diçka që e kam menduar me kohë.. kolegët e mi janë ziliqarë dhe të vegjël në shpirt, jo në të ardhura. Mundohen të imitojnë jetën tonë por nuk kënaqen, nuk e kuptojnë që NE, dëgjuar një kolazh muzikor i viteve 80-të na e bënë fundjavën më të bukur, nuk e kuptojnë që takimi me një mik të vjetër është më i rëndësishëm se një pasdite në klinikën private, nuk e kuptojnë se si NE jetën e marrim me lehtësi pasi nuk e perceptojnë që kemi patur fatin të lindnim në ambiente të sigurta, me dashuri dhe të lumtura, nuk kuptojnë moskokëçarjen tonë për të nesërmen.

Nuk kuptojnë se si marrim kredi për të jetuar më mirë..kanë zili për fëmijët që kanë lindur në shtëpi me 2 biblioteka, me gjyshër që i zgjonin me muzikë, me kujtesën tonë për Tiranën e vjetër, për miqtë që mungojnë, por edhe për një gotë raki me djathë dhe me hurdha si një kohë.

Dhe mbi të gjitha nuk e kuptojnë pse TI i ndihmon, për të qenë më të qetë në punë, për "aksidentet" që i ndodhin, kur i mbulon hallet gjyqësore dhe keqpraktikat e qëllimshme mjekësore për të fituar më shumë etj, etj, dhe gjenetikisht lindur duke mosnjohur" Bazat e Filozofisë Morale”,shiten tek “NJERIU i SISTEMIT” për interesa ordinere, për paaftësi dhe frikë, apo premtime kurrë të mbajtura nga “baronët” e mjekësisë..

Kolegët e mi nuk e dinë që “FILOZOFINË MORALE” e gjejnë që në fëmijëri tek “Pinoku” i Colodit, “Aventurat e Cipolinos” i Rodarit, “Djemtë e rrugës Pal” i Molnar, “Zemra” e De Amicis.. pasi nuk i kanë dëgjuar, jo më lëxuar..

Nuk më vjen keq për TA, por për veten që kam harxhuar një muaj energji pozitive në vend të lexoja edhe një herë “Teorinë e Ndjenjave Morale”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese