Hapësire reklamuese

Aktualitet

Humbën jetën gjatë Covid-19, emrat e dy mjekëve të spitalit të QSUT përjetësohen në rrugët e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Humbën jetën gjatë Covid-19, emrat e dy mjekëve të
Pamje nga ceremonia në Bashkinë Tiranë

Dy mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të cilët humbën jetën gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19 janë përjetësuar në rrugët e Tiranës.

Emrat e dy heronjve të bluzave të bardha, Bledi Ninit dhe Gerond Husit janë vendosur në dy rrugë të ndryshme pranë Spitalit të Senatoriumit.

Nëpërmjet një ceremonie të organizuar ditën e djeshme në tarracën e Bashkisë Tiranë, me pjesëmarrjen e drejtuesve të këtij spitali si dhe në praninë e familjarëve të dy mjekëve u vendos që 2 rrugë të ndryshme, pranë spitalit të Senatoriumit në kryeqytet të emërtoheshin me identitetin e tyre.  

Gjatë fjalës së tij në ceremoni, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo është një ditë feste për jetën e dy mjekëve dhe se ato kanë kontribuar dhe frymëzuar breza me punën e tyre të palodhur në shërbim të qytetarëve.

Ky është një moment për të reflektuar, por edhe për ta trajtuar si një ditë kur festojmë jetën e tyre, një jetë të cilën ata e jetuan me një shpejtësi të jashtëzakonshme, të mbushur me mirësi, dashuri dhe energji të madhe.

Aseti numër një i qytetit janë njerëzit dhe në qoftë se Tirana është kjo që është sot, është sepse ka njerëzit, si fije të padukshme që na lidhin bashkë. Nuk besoj se ka njeri që kontribuon më shumë në lidhjen mes njerëzve të një qyteti se sa mjeku”,- u shpreh Veliaj.

Mjeku otorinolaringolog, Bledi Nini u nda nga jeta më 25 Nëntor të  vitit 2020, në kulmin e karrierës së tij, në moshën 48-vjeçare.

Ndërsa Gerond Husi, i cili shërbeu si mjek endokrinolog, humbi jetën disa muaj më vonë, në 13 mars të vitit 2021, në moshën 50-vjeçare. Të dy këta mjekë u infektuan me Covid-19 gjatë punës së pandërprerë në kohë pandemie, në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese