Hapësire reklamuese

Aktualitet

Humbasin dy të rinjtë në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë në polici për gjetjen e tyre

Shkruar nga Newsbomb

Humbasin dy të rinjtë në Tiranë, familjarët

Dy raste të zhdukjes së të rinjve janë raportuar në kryeqytet gjatë 24 orëve të fundit, duke vënë në alarm familjarët dhe autoritetet.

Sipas burimeve zyrtare, familjarët e tyre kanë bërë denoncim në polici, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e të afërmve të tyre të zhdukur. Policia ka nisur menjëherë kërkimet dhe po vijon punën për lokalizimin e tyre.

Në njërin prej rasteve, një 22-vjeçar, F.I, është larguar nga banesa më 16 janar 2025 dhe nuk është kthyer më, sipas denoncimit të bërë nga xhaxhai i tij, E.Sh.

Ndërkohë, në një tjetër rast, një 25-vjeçar, K.H, është raportuar i zhdukur nga i ati, F.H, pasi ka humbur kontaktet me familjen.

“Më datë 18.01.2025, shtetasi E.Sh, kallzon se, prej datës 16.01.2024, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer nipi i tij shtetasi F.I, 22 vjeç.  Punohet për gjetjen e tij.

Më datë 18.01.2025, shtetasi F.H, kallzon se, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer djali i tij shtetasi K.H, 25 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese