Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, plagosen babë e bir në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb

Humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, plagosen babë e bir në

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Shirokë” ku ka mbetur i plagosur një 38-vjeçar dhe djali i tij 14-vjeçar.

38-vjeçari duke udhëtuar me djalin e mitur me motor, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia:

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Shkodër-Shirokë”, motomjeti që drejtohej nga  shtetasi 38 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjtetit dhe djali i tij, 14-vjeçar, që udhëtonte në këtë motomjet, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese