Një turist nga Polonia ka humbur jetën ditën e sotme pas një arresti kardiak.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pilur, ndërsa 74-vjeçari P. S. ka ndërruar jetë në vendin e quajtur “Kisha”. Sakaq, grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Sot, në fshatin Pilur, në vendin e quajtur “Kisha”, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi polak P. S., 74 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – njofton policia.
Sondazh
Poll