Një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Itali, pasi e ka zënë poshtë një ngarkesë që peshonte mbi një ton.
Mediat italiane raportojnë se 52-vjeçari ishte nga Kosova dhe quhej Nazmi Morina. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur teksa punonte në kantierin e shtëpisë së të moshuarve Orziveçhi.
Nazmi Morina po përdorte një vinç të vogël, duke lëvizur materialin, kur ngarkesa u lirua papritmas dhe e zuri poshtë. Fatkeqësisht ndihma e parë nuk mundi të bënte asgjë pasi ai humbi jetën menjëherë.
Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Breshias me gruan dhe 4 fëmijët e tij të vegjël.
Sondazh
Poll