Një 69-vjeçare ka humbur jetën, teksa ka qenë duke u larë në det në Velipojë. Policia bën me dije se në momentin që është futur në det dyshohet se 69-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
"Rreth orës 18:40, shtetasja D. M., 69 vjeçe, banuese në Velipojë, së bashku me familjen e saj ka qënë duke u larë në det në Velipojë.
Në momentin që është futur në det dyshohet se 69-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën," njofton policia.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.
Sondazh
Poll