Hapësire reklamuese

Aktualitet

Humb fëmija 3-vjeçar në Durrës, arrestohet gjyshi

Shkruar nga Newsbomb

Humb fëmija 3-vjeçar në Durrës, arrestohet gjyshi

Një nënë nga Durrësi ka denoncuar humbjen e djalit së saj 3 vjeçar. I mituri jetonte më të ëmën, ndërsa babai kishte ndërruar jetë para një viti për shkak të një aksidenti rrugor.

Nëna e fëmijës ka deklaruar në polici se fëmijën e kishte çuar të gjyshërit, por prej 4 ditësh nuk e dinë se ku mund të jetë. Policia ka mësuar se gjyshërit e kishin marrë si çdo javë nipin e tyre për ta mbajtur për disa orë, por këtë herë nuk e kishin kthyer.

Duke qenë se ish-vjehrri nuk i pëgjigjej në telefon, e reja ka vendosur të bëjë denoncim në polici. Ajo ka deklaruar se nuk kishin konflikte dhe djalin e merrnin rregullisht, për të kaluar disa kohë bashkë në fundjavë. Në këto kushte, në pranga ka rënë gjyshi i fëmijës, Rexhep Gjunin 60 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur gjyshja.

Rexhep Guni pretendon se fëmijën e ka çuar të afërmit në Kukës, por nuk është gjetur në adresën e dhënë. Më pas 60-vjeçari ka refuzuar të bashkëpunoj me policinë. Paraparakisht ka dyshime se fëmija mund të jetë marrë dhe larguar jashtë shtetit. 

E dëshpëruar, nëna e 3-vjeçarit kërkon të dijë se ku ndodhet i vogli i saj.

U bënë 4 ditë, ma kanë marrë që të shtunën në mëngjes edhe nuk ma kanë sjellë. Bashkëshorti ka 1 vit e dy muaj që ka vdekur, edhe ato duan të marrin çunin, s'pranonin, thonë që të rrijnë me ne. Vjehrri dhe vjehrra ua kam lënë. Disa orë, nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 3 pasdite.

E kam marrë në mëngjes dhe nuk ma kanë sjellë. Pastaj kur shkova në orën 3 i marr në telefon, ku jeni pse nuk keni ardhu, thonë nuk ta sjellim më. Shkova direkt tek policia, shkova fillimisht tek shtëpia e tij, nuk ishte dhe shkova më pas denoncova. E kanë marrë në telefon dhe u bënte presion nuk e sjell, vetëm kur të ma japin mua çunin. Kërkonte kushte, që ta marri ai që të mos dalë jashtë shtetit.

Ai nuk tregon se ku është, thotë se nuk e di, gënjen. Unë jam nga Dibra, ata janë nga Kukësi, duan ta mbajnë ato. Dua çunin tim. U bënë 4 ditë që nuk është këtu. Marrëdhënia me vjehrrin me vjehrrën nuk ka qenë mirë, që kur ka vdekur burri. Kam ikur te shtëpia e babit. Në Kënetë në Durrës", ka deklaruar nëna e djalit 3-vjeçar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese