Hapësire reklamuese

Aktualitet

Homazhet në Teatrin e Fierit për policin Novruz Cenalia, merr pjesë edhe ministri Balla

Shkruar nga Newsbomb

Homazhet në Teatrin e Fierit për policin Novruz Cenalia, merr

Efektivi i “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, i cili u vra më 13 maj në fshatin Baltëz nga një 23-vjeçar po përcillet në banesën e fundit.

Homazhet për të ndjerin po kryhen në hollin e teatrit Bylis në Fier, ku i pranishëm është edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe deputetja Ermonela Felaj. Ndëra të ulur në rreshtin e parë është familja e 28-vjeçarit, vëllai, motra, nëna, babai dhe nusja, me të cilën kishte pak javë që ishte martuar.

Ndërkohë bëjmë me dije se forcat RENEA dhe “Shqiponjat” po vijojnë kontrollet pa ndërprerë për kapjen e 23-vjeçarit Azgan Mernica. Pavarësisht kontrolleve të shumta që prej ditës së djeshme, deri në këto momente arrestimi i të riut nuk është bërë i mundur.

Mbrëmjen e djeshme u raportua se një person i ngjashëm me 23-vjeçarin ishte parë në Gjirokastër, dhe policia nisi menjëherë aksionin, pasi dyshohet se autori mund të tentojë që të largohet nga Shqipëria.

Kujtojmë që Novruz Cenalia u qëllua nga Azgan Mercini 23 vjeç, teksa mbante të veshur uniformën e policisë dhe po shkonte të merrte turnin.

Më herët u tha se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, por më pas kjo pistë u hodh poshtë duke thënë se ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti të çastit.

Pasi qëlloi për vdekje 28-vjeçarin, Azgan Mernica 23 vjeç është larguar nga vendi i ngjarjes. Një operacion i gjerë është shtrirë në të gjithë fshatrat pranë Baltëzës, në hyrje/daljet e Fierit dhe ato të qyteteve të tjera fqinje.

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 30.000 euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e Azgan Mernicës. Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, pasi Policia e Shtetit ju garanton anonimatin.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese