
Një ngjarje e rëndë është regjistuar përpara disa ditësh në Spitallë të Durrësit ku Branko Shkoza u gjend i vdekur në kanalin e ujërave të zeza. Hetimet dëshmuan se Branko ishte shtyrë nga ura nga shoku i tij Malind Habibi, me pretekstin se Shkoza i kishte ngacmuar gruan shokut.
Një deklaratë për “Shqipëria Live” ka dhënë dhe gruaja e të akuzuarit Majlind Habibi, e cila ashtu si dhe bashkëshorti i saj i mohojnë akuzat e policisë.
Në intervistën e dhënë, gruaja e Majlindit thotë se bashkëshorti i saj ka qenë në punë natën që ka ndodhur ngjarja dhe se nuk e ka kryer ai vrasjen teksa shkon se ai i ka pranuar fillimisht akuzat pasi i është bërë presion në polici.
Ndër të tjera ajo thotë se nuk është ngacmuar kurrë nga viktima Branko Shkoza dhe as nuk ka patur ndonjëherë kontakt me të pavarësisht se ai ishte shok i ngushtë me burrin e saj.
“Situata nuk është e mirë. As djali nuk është mirë psikologjikisht. Kërkon të atin, o mami ku është babai, a është në burg apo ka ikur. I thashë që ka ikur në Greqi. Më trembet natën shpesh. Kam nevojë ta dërgoj djalin në psikolog. Kur shoh djalin e harroj veten. Ishte një bombë e madhe, mund të prisja shumë gjëra në jetë, edhe vdekjen, por këtë jo. Ka qenë shumë shok me atë që vdiq dhe nuk kanë pasur konflikte me aq sa di. Nuk më ka folur për debate apo konflikt. Dilnin bashkë, nuk ka qenë njeri i keq ai që vdiq. I keqi vetes ka qenë se pinte. Bashkë i afronte vetëm pija.
Edhe Majlindi pinte, por jo në atë gjendje. Viktima flinte rrugëve nga pija. Branko ishte i keqi vetes, nuk ngacmonte njeri, as mua. Nuk më ka ngacmuar asnjëherë as nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me të. Në rrugë as më fliste as i flisja. Nuk e di nëse e ka thënë këtë deklaratë. Majlindi më tha ke thënë në polici që të ngacmuar ai, jo i thash, mua më tha policia që ke thënë ti që mua më ka ngacmuar ai. Nuk më pohoi që e ka thënë. Thjesht më e pyeti a e ke thënë apo jo. Nuk kam vënë re sjellje të çuditshme të bashkëshortit.
Nuk pinte çdo ditë Majlindi, të dielave po. Ditëve të fundit ishte vetëm punë dhe në shtëpi. Më datë 2 nuk ka dalë Majlindi atë natë, e vërtetojnë dhe kamerat e punës që ai ka qenë në punë. Kam dhe mesazhet në telefon që ka qenë duke ardhur në shtëpi. Ai po dridhej atë natë kur deklaroi para policisë. Majlindi më tha që i kishin bërë presion, nuk po e them unë.
Sa i përket akuzave, unë po ta dija ngjarjen do e deklaroja. Kam besimin se nuk e ka kryer ai vrasjen. Ndihem e kërcënuar, më shumë për djalin. Në kohën që ndodhën këto isha shtatzan, dhe e humba në mënyrë spontane,” deklaron gruaja e të akuzuarit, Majlind Habibi.
Kujtojmë që Habibi doli para gjykatës pak ditë më parë ndëras ndryshoi dhe deklaratën e tij duke mohuar akuzat për vrasje.
Në dëshminë e tij përpara gjykatës, 35 vjeçari Majlind Habibi ka thënë se ai e ka pranuar krimin pak më parë nga frika pasi është dhunuar në polici. Ai pretendon se dikush tjetër që ka dashur t’i bëjë keq , ka deklaruar se ka qenë 35 vjeçari i cili është konfliktuar me Branko Shkozën tek ura gjatë darkës dhe më pas e ka shtyrë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 2 dhjetor kur Mjalindi dhe Branko janë konfliktuar tek ura. Debati midis dy shokëve ka ndodhur pasi Majlindi pretendonte se Branko i kishte ngacmuar gruan dhe në nerva e sipër e ka shtyrë dhe e ka hedhur në kanalin e ujërave të zeza.
Trupi i Brankos është gjetur disa ditë më vonë në kanalin e ujërave të zeza ndërsa kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë konfirmuar se ka qenë 35 vjeçari ai i cili ka shtyrë shokun e tij nga ura.