
Sokol Bushkolaj është vënë në pranga për shkak se hodhi molotov gjatë protestës së djeshme të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës.
49 vjeçari, banues në Thumanë akuzohet për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë.
Ai rezulton i arrestuar edhe një herë tjetër, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 07 maj 2024.
"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 28.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:
- Sokol Bushkolaj, 49 vjeç, banues në Thumanë, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë. Ky shtetas është ndaluar dhe më datë 08 maj, në lidhje me protestën e datës 07 maj 2024," njofton policia.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.